Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për ligjvënësin e pushtetit lokal.
“Na vini në dispozicion formularin e vetëdfeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Prokurorisë, firmosur nga kryeprokurori Olsjan Çela./Gazeta Liberale