Aktualitet

AKU bllokon qumësht e djathë në Korçë, pas analizave rezultuan me...

Shkruar nga Liberale
AKU bllokon qumësht e djathë në Korçë, pas analizave

Autoriteti Kombetar i Ushqimit po vijon kontrollet në të gjithë vendin, ku sot njofton se ka bllokuar një sasi qumështi dhe djathi në Korcë të cilat kanë rezultuar pozitiv me E.Coli dhe Enterobacterie, me qëllim asgjësimin e tyre.

Nga 390 kontrolle zyrtare dhe monitorime, në Korçë janë bllokuar 100 kg kos dhe 50 kg djathë kaçkavall në një stabiliment përpunim qumështi, pasi përgjigjet e analizave për mostrat e marra kanë rezultuar pozitiv për enteriobacterie dhe E.Coli, sasi kjo e destinuar për asgjësim.

Në 2 subjekte në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve, ndërsa në Fier është marrë një masë administrative me “paralajmërim”, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra ( domate , kastravecë, patate dhe speca) për analizim .

Gjatë inspektimeve në Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër janë dhënë këshillime dhe lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1139082,1139083,1139084"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH