Aktualitet

Aksident në Belsh, plagosen dy persona, në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident në Belsh, plagosen dy persona, në gjendje të

Një aksident me pasoja ka ndodhur gjatë natës në aksin e rrugës që lidh qytetin e Belshit me fshatin Kajan. Burime nga vendngjarja bënë me dije se dy persona mbetën të plagosur në këtë aksident. Ata u dërguan në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërkohë nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se moti me reshje dhe shpejtësia e automjetit kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së automjetit që për pasojë ka sjellë daljen nga rruga.

Burime nga Spitali i Elbasanit konfirmuan se gjendja e personave të përfshirë në këtë aksident mbetet e rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH