Qeveria ka çelur disa biznese, por liridalja e qytetarëve, që do të duhet të ishin edhe fuqia blerëse, është shtuar me vetëm gjysmë ore më shumë në ditë. Ndërkohë kryeministri u lejoi edhe këtë fundjavë dalje nga izolimi të moshuarve dhe nënave me fëmijë, që shkaktuar dyndje në rrugët e qytetit
Ndonëse numri i bizneseve dhe veprimtarive që rihapen po shtohet çdo të hënë, qeveria vijon të lehtësojë me pikatore-duke cituar kryeministrin Rama para pak kohësh, lëvizjen e qytetarëve.
Edhe këtë javë qarkullimi i këmbësorëve dhe automjeteve do të bëhet me fasha orare dhe të pajisur me leje në portalin e-albania.al , ndërsa pritet të hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal për ata që thyejnë karantinën.
Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale