Aktualitet

75-vjeçarja me Covid vdes në spital, familjarët nuk i gjejnë trupin

Shkruar nga Liberale
75-vjeçarja me Covid vdes në spital, familjarët nuk i

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e personave që ndërrojnë jetën nga Covidi në Shqipëri. Familjarët e të sëmurëve presin me orë të tëra për të mësuar për fatin e personave të sëmurë.

Një qytetare tregon për Abc News, se mëngjesin e kësaj të enjte nga spitali "Shefqet Ndroqi" Covid 2, e kanë marrë në telefon dhe i kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj. Ajo thotë, se ka disa orë që endet nga morgu në spital, në kërkim të trupit të pajetë të gjyshes, por askund nuk po gjen përgjigje.

“Shkuam tek morgu na thanë se nuk është atje. Folëm me doktoreshën dhe na tha se është akoma aty por se është prish ashensori dhe ka shumë njerëz. Kemi gjithë ditën që vijmë vërdallë, na njoftuan në orën 6 të mëngjesit por nuk e di kur mund të ketë vdekur”, është shprehur ajo.

Ajo tregon edhe çastet e fundit kur ka komunikuar përmes videos me gjyshen e saj të ndjerë.

“Dje në darkë deri në 12 folëm. E pamë domethënë. Pardje ka qenë shumë mirë, e kishte oksigjenin e lartë, kurse dje e ka pasur oksigjenin e ulët, dhe po i thoshim infermieres, na trego parametrat, dhe ajo nuk po na i tregonte”, ka thënë ndër të tjera ajo, duke shtuar se lajmin e vdekjes nuk e ka marrë nga mjekja, por nga një infermiere.

Pacientja sipas mbesës së saj, po trajtohej me oksigjeno terapi dhe ishte e vetëdijshme deri në çastet e fundit të jetës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH