Aktualitet

Eksperti i sigurisë zbulon DY PISTA të reja për vrasjen e Liridonës: Nga zhdukja e një vajze në Suedi te 300 mijë eurot e humbura prej burrit të saj

Shkruar nga Liberale
Eksperti i sigurisë zbulon DY PISTA të reja për vrasjen e

Dalin dy pista të reja që janë zbuluar për emisionin “Jetë Shqiptare” nga eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, vrasje e kryer me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Elezi u shpreh se fillimisht ka pasur disa pista, një pjesë e të cilave janë rrëzuar me kalimin e ditëve.

Ai bëri me dije se ekzistojnë dyshime se Liridona ka pasur informacione në lidhje me zhdukjen e një vajze në Suedi, informacion ky që për shkak të frikës së Naimit nga ndonjë debat mes tij dhe bashkëshortes mund të ketë çuar edhe në vrasjen e saj.

Po ashtu, Elezi theksoi se një biznesmen shqiptar ka deklaruar se Naim Murseli ka humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

“Ngjarje e rëndë dhe komplekse. Aktualisht kemi 4 të arrestuar, vrasësi, porositësi, një që ka mbështetur vrasësin dhe personi që siguroi armën”.

Motivet e ngjarjes kanë qenë disa, por ende nuk ka një version zyrtar dhe disa prej tyre konsiderohen jo të mundshme.

“Ajo që ne kemi kuptuar motivet na çojnë drejt asaj se Liridona mund të kishte sekrete që mund të rrezikonin bashkëshortin e saj. Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor.”

“E vetmja gjë mbetet se dyshohet se një vajzë tjetër është zhdukur në Suedi. Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi që tha se me Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.”

“Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte.

Pas vizitës që pati në burg, ai deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

30-vjeçarja Liridona Murseli u vra më 29 nëntor, derisa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Për ngjarjen tragjike janë arrestuar katër persona, një prej të cilëve dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH