Aktualitet

5 të vdekur nga koronavirusi në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
5 të vdekur nga koronavirusi në vendin tonë

Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv, si pasojë e koronavirusit.

Në raportimin ditor, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se disa prej personave që humbën jetën nuk kasnë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2“, bën të ditur Ministria.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH