Aktualitet

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, ndalohet një i dyshuar

Shkruar nga Liberale
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, ndalohet një i dyshuar

Një person është ndaluar ditën e sotme si i dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

Sipas "News 24" ndaluari është 30- vjeçari, E.D, dhe dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje, ku 4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.

Dyshimet janë ngritur menjëherë pasi i riu mbrëmë është paraqitur i plagosur në një spital privat në Tiranë, dhe nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH