Aktualitet

Vjen në Shqipëri delegacioni turk që do të ndërtojë 500 shtëpi

Shkruar nga Liberale
Vjen në Shqipëri delegacioni turk që do të

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka bërë me dije se është zhvilluar takimin e dytë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, misioni diplomatik turk theksoi se në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen, por pa sqaruar ende se ku do të jetë saktësisht.

Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti. Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen”, shkruan ambasada në krah të fotove të takimit.

Ambasadori i shteti turk, Murat Ahmet Yörük pohoi se kanë ardhur në vendin tonë ekipet që do të bëjnë të gjitha studimet, dhe në bashkëpunim me qeverinë të ndajnë vendet dhe qytetet ku do të ndërtohen këto godina./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH