Aktualitet

Video/ Plas sherri në Parlament, Ruçi replikon me deputetin

Shkruar nga Liberale
Video/ Plas sherri në Parlament, Ruçi replikon me deputetin

Deputeti Kujtim Gjuzi replikoi sot me kreun e Parlamentit Gramoz Ruçi, duke e pyetur përse nuk është kryeministri në Kuvend, për t’i dhënë përgjigje atij dhe 7 deputetëve të tjerë që kanë kërkuar një interpelancë në lidhje me vrasjen e Klodian Rashën.

Gjuzi: Në seancën e kaluar ju bëra me dije që duhet të vijë Kryeministri në interpelancë për ato 4 pika që kisha kërkuar. Sot nuk e shoh! Pse nuk duhet të vijë kryeministri?! E keni bërë Kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Nuk shkon kjo! Nuk ndërtohet shteti kështu. Pse s’duhet të vijë kryeministri në interpelancë para 8 deputetëve. Sa policë u dëmtuan? Sa 18-vjeçarë u dëmtuan, s’u dëmtuan! Z. Kryetar s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi.

Ruçi: Kërkesa ka dy probleme. Kur bëhet, bëhet ose ministrit ose kryeministrit. Pyetjet që janë shtruar të gjitha për ministrin, përjashto një pyetje për kryeministrit: Pse ke shkuar te familja e të ndjerit? Sipas kësaj është antikushtetuese kjo pyetje, s’mund t’i ndalosh as kryeministrit as qytetarit se ku do vejë për ngushëllim.

https://youtu.be/Zp3vAwMK3Uc

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH