Aktualitet

Veliaj shpall fitoren edhe në Njësinë Nr.2 në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Veliaj shpall fitoren edhe në Njësinë Nr.2 në Tiranë

Drejtuesi politik për Tiranën i Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka shpallur fitoren edhe në Njësinë Nr.2.

Nga selia rozë, Veliaj tha se Njësia 2 është një nga njësitë në të cilën janë bërë investimet më të rëndësishme.

“Unë jam rritur në Njësinë Nr.2. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të deklaroj se fituam bindshëm Njësinë 2 të Tiranës, një nga njësitë më të mëdha. Kjo fitore na jep përgjegiësi akoma më të shtuar. Është njësi që ka disa nga investimet tona ikonë”.

Veliaj i ka shtrirë sërish dorën për bashkëpunim opozitës.

“Puna e parë që duhet të bëjmë do të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë. Çfarëdo dallimesh që kemi, çdo lloj hatërmbetje duhet të jetë pjesë e të kaluarës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH