
Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull:“Vota e shqiptarëve dhe shpirti i votuesit”.
“Përtej sondazheve elektorale, të cilat nuk duhen besuar ngaqë përdoren si armë politike në fushatë dhe jo si mjet shkencor i matjes së opinionit publik, çfarë mund të thuhet për shanset elektorale të qeverisë dhe opozitës në zgjedhjet e 25 prillit?”, shkruan Mile.
Në rubrikën "Profil", profesor Vladimir Myrtezaj vjen me shkrimin me titull "Biri im Bores".
"Si vozitës i lirë dhe jashtë skemave, më duket se çelësi për të qenë i hapur ndaj gjërave që na vënë në lëvizje po funksionon, dhe kjo sikur më lehtëson, duke më dhënë gazmimin e një qenieje instinktive, që ma zhbën butë formën e të jetuarit, pa e vrarë mendjen se është zgjedhja më e mira në përpjekjen e hajthme të fjalës. Në fund të fundit, fjala fjalë mbetet."
Më pas do gjeni një Koment me titull "Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan", nga Norbert Mappes-Niediek.
“"Zgjidhje" titullohet paragrafi i një "non-paper" që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë. Ajo që vijon më tej duket sikur po lexon ndonjë dokument nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, kur Otto von Bismarck, Lord Salisbury dhe Princ Gorçakovi u ulën së bashku përpara hartës së Ballkanit - dhe brenda një muaji vendosën me dorë të lirë për fatin e kombeve”.
Ndërsa do të gjeni edhe një OP-ED nga David Ignatius, The Washington Post, "Pse largimi i amerikanëve nga Afganistani do sjellë forcimin e grupeve terroriste".
"Afganistani e bezdiste Joe Biden që10 vjet më parë. Në atë kohë ai mendonte se Pentagoni po e fuqizonte një president të ri, Barack Obama, duke dërguar më shumë trupa në një luftë që nuk mund të fitohej".
Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime: “UET dhe Universiteti i Gjirokastrës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për trashëgiminë kulturore"
Dhe shkrimi tjetër: “Te destinuar për lider/ UET ALUMNI, kandidatët për deputetë në 25 prill”.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.