Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka rrëzuar kërkesën për rikthim në detyrë gjyqtarit Guximtar Boçi. Ai u shkarkua nga detyra në vitin 2016 nga KLD për shkak të një skandali seksual.
Ish-gjyqtari Boçi ka drejtuar kërkesa në mënyrë të përsëritur në KLD prej 09.06.2017 e në vazhdim duke kërkuar rikthimin në detyrë, por kërkesa e tij nuk janë marrë në shqyrtim.
Gjyqtari u shkarkua pas disa fakteve të bëra publike në një emision investigativ, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv. /Gazeta Liberale