Aktualitet

U kap me kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Liberale
U kap me kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë pasi u kap me kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili ende nuk është identifikuar, u përpoq të trafikojë 1 kilogram kokainë, e donte t’i shpënte arrestimit, raportojnë mediat e huaja.

Ai u pikas nga uniformat blu rreth orës 15:00. Ata e kishin vënë nën mbikëqyrje prej disa kohësh për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta. Shqiptari filloi të vraponte dhe rrugës hodhi qesen e kokainës. Arratisja e shqiptarit zgjati vetëm pak minuta, sepse u kap nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH