Aktualitet

Tri humbje jete në 24 orët e fundit, nga Covid

Shkruar nga Liberale
Tri humbje jete në 24 orët e fundit, nga Covid

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 808 qytetarë

Në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësië, situata paraqitet si vijon: Janë kryer 2075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 808 qytetarë, në këto bashki:

267 në Tiranë, 78 në Fier, 57 në Durrës, 32 në Lushnje, 27 në Elbasan, 25 në Sarandê, 23 në Vlorë, 20 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Devoll, Berat, nga 16 qytetarë në Shkodër, Kavajë, nga 13 qytetarë në Divjakë, Korçë, 11 në Mallakastër, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Patos, Himarë, Libohovë, Skrapar, Peqin, nga 7 qytetarë në Pogradec, Dimal, Kuçovë, 6 në Roskovec, 5 në Gramsh, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Dibër, Librazhd, nga 3 qytetarë në Has, Mirditë, Kurbin, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mat, Selenicë, Delvinë, Maliq, Poliçan, Cerrik,  nga 1 qytetar në Tropojë, Klos, Finiq.

Janë 7,638 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetar nga Durrësi të moshave 78-88  vjeç, një qyterar nga Fieri 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,950 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            808

Të shëruar në 24 orë          763

Të shtruar në spitale            26

Humbje jete në 24 orë           3

Testime ditore                     2075

Testime totale               1,927,660

Raste pozitive                  316,145

Raste të shëruara              304,950

Raste Aktive                        7,638

Humbje jete                         3,557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                3,792

Fier                      748

Durrës                 643

Vlorë                    498

Elbasan                386

Korçë                    348

Gjirokastër          294

Lezhë                   252

Shkodër               261

Berat                    218

Dibër                    140

Kukës                      58

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH