Aktualitet

Tirana “vishet” kuqezi, tifozët bëjnë spektakël ngjyrash para ndeshjes

Shkruar nga Liberale
Tirana “vishet” kuqezi, tifozët bëjnë spektakël

E gjithë Shqipëria gëzon sonte kualifikimin e madh në Euro 2024. Sido që të shkojë sonte ndeshja me Ishujt Faroe, tashmë kuqezinjtë kanë prerë biletën, e cila i lejon ata të luajnë në Europian në verën e ardhshme.

Duke qenë se jemi pak orë para ndeshjes, disa prej tifozëve janë nisur në drejtim të “Air Albania”. Sot në rrugët e kryeqytetit sundonin ngjyrat kuqezi, çka të jepte një emocion të veçantë të ndjenjës kombëtare. “SUPER atmosfera në Tiranë para ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe” – Shkruan në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
    42%
  • Jo!
    58%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH