Aktualitet

Të shtënat me armë në Top Channel, Alibeaj: Sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë

Shkruar nga Liberale
Të shtënat me armë në Top Channel, Alibeaj: Sulm ndaj medias

Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj sulmit që iu bë televizionit Top Channel, ku si pasojë humbi jetën roja Pal Kola.

Alibeaj ka shprehur ngushëllimet për familjen e punonjësit të sigurisë, ndërsa thekson se sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë.

“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë Pal Kola, që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend. Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel”, ka shkruar Alibeaj.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH