Kronikë

Me kokainë dhe me 14 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Liberale

Me kokainë dhe me 14 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Alessandria të Italisë, pasi prej disa kohësh ishte nën vëzhgimin e policisë.

Mësohet se shqiptarit iu gjetën rreth 540 gramë kokainë dhe 180 gramë hashash. Gjatë hetimit, ai është parë disa herë duke hyrë në një shtëpi në lagjen Pista Vecchia të Alessandria dhe orët e fundit është filmuar nga kamerat teksa hedh një qese në plehra.

Policia ka kryer kontroll në banesë, por fillimisht u kontrollua përmbajtja e asaj që ishte hedhur në mbeturina dhe u konstatua prania e mbetjeve nga ambalazhi i një blloku narkotikësh të rëndë. Lënda narkotike e sekuestruar i është gjetur vet shqiptart, por brenda banesës së tij.

Gjatë kontrolleve, oficerët kanë vërejtur gjithashtu se shtëpia ishte e zbrazët dhe përdorej vetëm për ruajtje të drogës. Në total u sekuestruan edhe rreth 14 mijë euro cash që i atribuohen aktiviteteve të shpërndarjes së drogës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH