Aktualitet

SPAK i sekuestron celularin nënkryebashiakut të Pukës, ja për çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale

SPAK i sekuestron celularin nënkryebashiakut të Pukës, ja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar celularin nënkryetarit të Bashkisë së Pukës, Ndue Suma.

Burime për meeiet bëjnë me dije se celulari është sekuestruar në kuadër të hetimit pas dyshimeve për krime zgjedhore.

Zyrtarisht nuk ka një njoftim nga SPAK deri në këto momente për këtë hetim.

Kujtojmë se për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, u krijua një Task-Forcë mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ për të goditur krimet zgjedhore.

Tashmë janë bërë 107 kallëzime për krime zgjedhore në të gjithë vendin. Për 47 prej tyre nisën hetimet nga Prokuroritë. 6 materiale kallëzuese i janë referuar SPAK-ut.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH