Aktualitet

Shkak temperaturat e larta? Ndërprerja e energjisë elektrike shkakton kaos në Tiranë e shumë qytete të tjera

Shkruar nga Liberale

Shkak temperaturat e larta? Ndërprerja e energjisë elektrike shkakton

Tirana dhe disa qytete të tjera në vend si: Durrësi, Shkodra Lezha, Elbasani, Kukësi dhe Saranda kanë mbetur pa energji elektrike për disa minuta, duke paralizuar punën në institucione, zyra, spitale etj.

Kjo solli që disa seanca gjyqësore të ndërpriten dhe gjithashtu në rrugë shkaktoi një kaos, pasi semaforët dolën jashtë funksionit.

Aktualisht flitet se duket se kjo ka ndodhur për shkak të temperaturave tepër të larta, për përballimin e të cilave institucionet, bizneset dhe qytetarët nëpër shtëpi kanë ndezur kondicionerët, të cilët sjellin konsum të madh të energjisë elektrike, duke u bërë kështu e papërballueshme për rrjetin.

Ndërkohë në vijim pritet një reagim nga OSHEE mbi situatën e krijuar në vend.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH