Aktualitet

REKURSI në Gjykatën e Lartë/ Safet Gjici kërkon lirinë: Lidhja me Alma Kaçin nuk cenoi marrëdhëniet juridike

Shkruar nga Liberale

REKURSI në Gjykatën e Lartë/ Safet Gjici kërkon lirinë:

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kaçin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kaçin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale  dhe etike qe ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë. Ish kryebashkiaku i gjetur fajtor nga gjykata antikorrupsion e shkallës së parë për  akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar video-skandalit që tregonte marrëdhënien seksuale në zyrën e tij, nga apeli u gjet fajtor jo për shpërdorim detyre por për korrupsion.

Duke kundërshtuar dënimin e formës së prerë që e konsideron të korruptuar përmes një afere seksuale, Gjici këmbëngul se  nuk ka premtuar dhe as pranuar asnjë favor. Në rekursin e siguruar nga Top Channel, avokati i tij Përparim Kulluri kujton se nuk ka kërkesë zyrtare të depozituar në protokoll  dhe as tender të supozuar  dhe në këto rrethana nuk ka sesi të ekzistojë korrupsion apo konflikt interesi.

Ky rekurs  kundërshton konstatimin e apelit të posaçëm që bazuar në insistimin e SPAK e dënoi Gjicin me  tre vjet burg. I arrestuar në verën e 2023, mbas publikimit  të video skandalit në zyrën e tij, Gjici akuzon Alma Kaçin se studio terrenin për ta futur në kurth duke e provokuar sipas tij.

Nga ana tjetër për këto veprime Alma Kaçi që ishte gjetur fajtore nga shkalla e parë për akuzën e prostitucionit, në apel gruaja u dënua për një vepër tjetër atë korrupsionit aktiv.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH