Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë në fshatin Mërtish, Divjakë.
Viktima, Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje, për shkak të mosshkëputjes së energjisë.
Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE.
Dy të ndaluarit dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos siguruar ndërprerjen e energjisë në linjën ku po punonte 32-vjeçari, gjë që çoi në aksidentin tragjik.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.