Aktualitet

Presidenti Ilham Aliyev pranon letrat kredenciale: Besart Kadia, ambasador i Shqipërisë në Azerbajxhan

Shkruar nga Liberale

Presidenti Ilham Aliyev pranon letrat kredenciale: Besart Kadia, ambasador i

Besart Kadia është zyrtarisht ambasadori i ri i Shqipërisë në Azerbajxhan.

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, Besart Kadia.

Mes ambasadorit të ri Kadia dhe presidentit Ilham Aliyev ka patur edhe një bisedë.

Të dyja palët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha si energjia, transporti, tregtia dhe turizmi, duke shprehur optimizëm për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë bisedës, Ambasadori Kadia përcolli përshëndetjet e Kryeministrit Rama për Presidentin Aliyev dhe shprehu kënaqësinë e tij për të nisur detyrën në Azerbajxhan.

Ai konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe vlerësoi përgatitjet për konferencën COP29, e cila pritet të mbledhë udhëheqës dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH