Aktualitet

PREKËSE! “Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”, REAGON për herë të parë nëna e 14-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

PREKËSE! “Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja

Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij pranë derës së shkollës “Fan Noli”, ka dërguar një mesazh në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin.

Një protestuese ka lexuar mesazhin që i ka ardhur nga nëna e të ndjerit Martin Cani.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.

Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, lexoi protestuesja.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH