Disa zona në vendin tonë janë zgjuar sot të mbuluar nga dëbora e rënë gjatë natës së kaluar. Reshjet e dëborës kanë mbuluar këtë të shtunë pikën kufitare Qafë-Thanë.
Siç shihet edhee në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në natyrë i gëzohen dëborës së rënë, ndërsa nuk kanë nguruar të shkrepin edhe disa foto.
"Qafë Thana nën petkun e dëborës dhe rruga e qarkullueshme për të shijuar bardhësinë e juglindjes këtë fundjavë."-shkruan Rama.