Aktualitet

Përshkallëzohet PROTESTA e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qëllojnë me molotov, bojë dhe mollë godinën

Shkruar nga Liberale

Përshkallëzohet PROTESTA e opozitës para Bashkisë së

Opozita po proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë në dyshime për korrupsion.

Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të godinës së Bashkisë.

Përveç molotivit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë e mollë drejt Bashkisë. 

Kjo është protesta e tretë që opozita zhvilon para Bashkisë së kryeqytetit, ku ikërkojnë Veliajt që të japë dorëheqjen pas arrestimit të drejtorëve të tij. 

‘Nga ky shesh po të paralajmërojmë se nëse vijon të mbrohesh me SPAK-un e kapur me polici që e ke shndërruar në badigardë personal tënd ta dish mirë, do të hyjmë në zyrë ne e do të të arrestojmë ty dhe më pas Edi Ramën.”- tha Tedi Blushi. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH