Aktualitet

Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Shkruar nga Liberale

Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule paraqitet


Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në SPAK.

Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Biznesmeni mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Elman Abule u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie.

Biznesmeni, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, urdhërohet që të mos largohet nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH