
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat verilindore-juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Më të theksuara shirat do të jenë në zonat juglindore, të njëjtat kushte atmtosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.