39-vjeçari Frederik Paplekaj, autori i vendosjes së tritolit në derën e një hoteli në Theth, ka dëshmuar para policisë, duke treguar detaje rreth ngjarjes.
Ai rrëfeu se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndë plasëse.
Paplekaj nuk ka folur në lidhje me arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. në biznesin në pronësi të familjes Berishta dhe as merin e porositësit.
Theksojmë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku u shkaktuan dëme të shumta materiale.