Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton mes debateve Amnistinë Penale, Alibeaj kërkon kohë (nevojiten 84 vota në Kuvend)

Shkruar nga Liberale

Komisioni i Ligjeve miraton mes debateve Amnistinë Penale, Alibeaj

Miratohet në parim, projektligji për Amnistinë Penale, me 15 vota pro, në Komisionin e Ligjeve, por nuk votoi pro deputeti Enkelejd Alibeaj. Amnistia Penale kërkon 84 vota në Kuvend dhe pritet të kalojë të enjten.

Alibeaj kërkoi më shumë kohë për të studiuar variantet e reja. Ndërkohë, Ermonela Felaj ka pasur qëndrim kundër, ndërsa i kujtoi Alibeajt se ka tre muaj që pret

Në Komisionin e Ligjeve teksa po diskutohej mbi amnistinë penale, të pranishmit në mbledhjen online u përfshinë në debat. Enlekejd Alibeaj tha se kërkohet më shumë kohë për të studiuar variantet e reja. Nga ana tjetër edhe Pandeli Majko dhe Ministri Ulsi Manja e kundërshtuan, duke thënë se nuk kemi përse ta shtyjmë aminstinë, nëse ka ndërhyrje “do të jemi të gatshëm ta rivlerësojmë”.

“Mendoj që oferta për Alibeajn ishte e qartë, nuk kemi pse ta shtyjmë. Nëse Alibeaj do të shikojë se do të ketë prurje apo ndërhyrje do të jemi të gatshëm ta rivlerësojmë. Duhet të jesh në burg të dëgjoj për aministinë”, theksoi Pandeli Majko.

Komisioni i Ligjeve miraton mes debateve Amnistinë Penale, Alibeaj

Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se nëse ky projektligj merr miratimin nga Kuvendi përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove.

Ai nënvizoi se kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar.

Ka pasur modele që Amnisti ka pasur dhe për të dënuarit dhe për ndjekjet penale. Ka pasur dhe vetëm për personat e dënuar, se ky është qëllimi. Nuk ka dashur Amnistia që t’i heqë instrumentin nga duart e drejtësisë, për akuzat që ngrihen nga prokuroria. Ka pasur modele të tilla. Kemi statistika të sakta. Kemi kërkuar Amnisti sepse kemi 2200 persona të dënuar. Nëse do të merret miratimi i Kuvendit, përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje dënimi shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar. Këto janë statistika në lidhje me këtë Amnisti. Lidhur me personat që janë në hetim apo gjykim, nëse tejkalojnë rregullin që do të amnistojmë veprat që dënohen deri në 2 vite, s’ka subjektivizëm. Nëse do të shkojmë përtej këtij marzhi, këtu është një moment delikat që ne interferojmë në punën e sistemit të drejtësisë”, tha Manja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH