Aktualitet

INCIDENT në protestë/ Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, LËNDOHET Gazment Bardhi

Shkruar nga Liberale

INCIDENT në protestë/ Policia hedh gaz lotsjellës për

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është lënduar në këmbë gjatë protestës së tensionuar e cila po mbahet sot në kryeqytet.

Mësohet se në momentin kur policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën Bardhi ka lënduar këmbën.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.

Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH