Aktualitet

TRAZIRA në ndeshjen Kastrioti-Elbasani/ Tifozi godet EFEKTIVIN e policisë, i bashkohen dhe "huliganët" e tjerë

Shkruar nga Liberale

TRAZIRA në ndeshjen Kastrioti-Elbasani/ Tifozi godet EFEKTIVIN e

Një incident ka ndodhur ditën e sotme pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, e cila u luajt në Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije se një 30 vjeçar me inicialet A.B., ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Efektivi i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por i riu i është drejtuar me fjalë fyese dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Po pas kësaj situate, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë,  duke bërë të mundur shoqërimin në komisariat të 30-vjeçarit, për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë. Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH