Sulmohet me thikë një efektiv policie në Durrës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.1, ku një qytetar është shfaqur me thikë dhe ka goditur policin në fjalë.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.