Një breshkë e madhe, e llojit Carreta Carreta, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Patokut.
Sipas specialistëve, breshka afrohet pranë bregut të detit në këtë periudhë.
Breshka peshon rreth 100 kg dhe është hedhur sërish në ujërat e detit nga peshkatarët e zonës.