Mbyllet ndeshja e parë e Kombëtares kuqezi, me fitoren 2-1 të Italisë, ndeshje e zhvilluar në Dortmund dhe e vlefshme për Euro 2024.
Pas fitores 3-0 të Spanjës ndaj Kroacisë, Italia mban vendin e dytë në grup, pasi janë spanjollët të parët, ndërsa Shqipëria pozicionohet në vendin e parafundit, duke lënë pas Kroacinë. Pavarësisht humbjes, ku përballë Shqipërisë luanin kampionët në fuqi të Europës, ëndrra vazhdon.
Goli më i shpejtë në historinë e Europianit, me autor Bajramin, nuk i mjafton Shqipërisë, pasi Italia munden me përmbysi shifrat brenda 15 minutave të para të lojës.
Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët gjetën golin me Bajramin që shënoi që në sekondën e 23, duke realizuar kështu dhe golin më të shpejtë në historinë e një kampionati Europian.
Minutat e lojës, Shqipëri-Itali 1-2
90+2′ Zëvendësim te Italia. Largohet Barella dhe në vendin e tij futet Folorunsho.
90′ - Akordohen 4 minuta shtesë.
90′ - Manaj provon me një parabël, por topi shkon jashtë.
87′ - Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Muçi.
83′ - Dy zëvendësime te Italia. Largohen Dimarco dhe Scamacca, në vendet e tyre futen Darmian dhe Retegui.
80′ Dimarco provon me një gjuajtje nga distanca, Strakosha teagon si duhet.
77′ - Dy zëvendësime te Italia. Largohet Chiesa dhe Pellegrini, në vend të tyre futen Cambiaso dhe Cristante.
77′ - Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja dhe në vendin e tij futet Manaj.
75′ - Hoxha shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Frattesit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
69′ - Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani dhe Seferi, në vendet e tyre futen Hoxha dhe Laçi.
63′ - Frattesi provon të kthejë një top në zonë, që shkon mbi kuadrat.
60′ - Chiesa provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
52′ - Asllani provon me një gjaujtje me të djathtën,
topi përplaset me Bastonin.
51′ - Broja ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave.
50′ - Calafiori shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Brojës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
46′ - Nis pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë me fitoren 2-1 të Italisë
40′ Scamacca godet brenda zonës, por Strakosha arrin t’i mohojë golin.
40′ - Dimarco provon me një krosim të ulët, që largohet nga Berat Gjimshiti.
33′ - Frattesi provon me një parabël, por topi përplaset në shtyllë.
30′ Scamacca provon fluturimthi, por topi largohet nga Ajeti.
25′ Broja i ushtron presion Bastonit, por sulmuesi kuqezi e kthen topin siç duhet në duart e Donnarummas.
17′ 2-1/ Barella lëshon një gjuajtje nga distasnca dhe e çon në rrjetë.
16′ - Dimarco hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Gjimshiti ndërhyn në mënyrën e duhur për të larguar topin.
11′ 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë.
6′ - Kieza provon me një gjuajtje brenda zonës, por Gjimshiti arrin ta largojë me kokë.
1′ - 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt portës ndëshkon Donnarumman.
Shkelmohet topi i parë, nis sfida në Dortmund!
FORMACIONET ZYRTARE:
ITALIA: Donnarumma (C); Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca. Trajner: Luciano Spalletti
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja. Trajner: Sylvinho Mendes Campos