Një valë e fortë tërmeti goditi mbrëmjen e sotme vendin tonë, me epiqendër qarkun e Elbasanit (rreth orës 22:50) por fatmirësisht lëkundjet zgjatën vetëm dy sekonda.
Sipas uebfaqeve të specializuara sizmologjike, disa tërmete të lehtë kanë prekur vendin tonë gjatë orëve të fundit.
Raportohet se lëkundjet e forta, edhe pse tërmeti u vlerësua me magnitudë 3, u ndjenë në mbrëmje, në disa qytete të Shqipërisë së Mesme përreth Elbasanit për faktin se thellësia e tij ishte vetëm 10 km.
Është raportuar se dridhje tërmeti janë ndier gjatë drekës edhe në veri të Shqipërisë dhe në disa qytete të Kosovës.
Rajoni i Ballkanit është goditur nga disa tërmete javën e fundit. Lëkundje ka pasur në Greqi, Maqedoni e në disa raste ato janë ndier edhe në Kosovë.