Policia ka zbuluar një tjetër rast të trafikut të drogës me postë nga SHBA në vendin tonë.
Bëhet me dije se gjatë operacionit policor të koduar “California” ranë në pranga Skënder Vata, 27-vjeç dhe Jurgest Luzi, 24-vjeç, të dy banues në Kamëz.
Skënder Vata, dërgoi për të marrë sasinë e drogës Jurgest Luzin.
3 kg e 200 gramë cannabis me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.