Aktualitet

E shkarkuan nga puna në televizion, gazetari Bledi Strakosha fiton gjyqin ndaj RTSH-së: Mirënjohës për drejtësinë!

Shkruar nga Liberale

E shkarkuan nga puna në televizion, gazetari Bledi Strakosha fiton gjyqin

Gazetari i njohur Bledi Strakosha ka fituar gjyqin në Gjykatën e Tiranës ndaj Radio Televizionit Shqiptar, për largimin e tij nga puna në mënyrë të padrejtë.

Ka qenë vetë gazetari i cili ka konfirmuar lajmin, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së padrejtësisë që ai ka përjetuar.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata e Shkallës së I-rë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, për çështjen time me RTSH-në. Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së padrejtësisë që kam përjetuar dhe përpjekjes për të vërtetën dhe drejtësinë.

Ndërhyrja e gjykatës dhe vlerësimi objektiv i çështjes sime më jep shpresë për të ardhmen dhe më jep besim se drejtësia, në fund, do të triumfojë. Jam thellësisht mirënjohës për drejtesinë dhe për trajtimin e kësaj çështjeje si dhe për dhënien e së drejtës që e kam kërkuar prej kohësh. Shumë falenderues edhe ndaj avokatit tim Gedeon Dudushi”, shkruan ai.

Kujtojmë se ‘beteja’ e Strakoshës në RTSH ishte ndaj ish-drejtorit Alfred Peza, i cili dha dorëheqjen nga posti i Këshillit Drejtues më 6 Shtator të këtij viti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH