Aktualitet

E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja kërkon lirimin nga qelia: Jam e sëmurë!

Shkruar nga Liberale

E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja kërkon lirimin nga

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar në dy dosje hetimore nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërit Çopja dhe atë të Suel Çelës, ka kërkuar të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.

Ndërkaq, për të verifikuar pretendimet e ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli mund të rrezikojë jetën e saj dhe të sjellë komplikacione shëndetësore.

Me vendimin e sotëm gjykata vendosi që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më 10 shkurt në orën 11:00, ku do të japin konkluzionet e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH