Aktualitet

DOSJA "5D"/ GJKKO jep vendimet, ja me sa vite burg u dënua drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi dhe 3 të tjerët

Shkruar nga Liberale

DOSJA "5D"/ GJKKO jep vendimet, ja me sa vite burg u dënua

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi e Jetjon Meraj.

Deborah Keçi është dënuar me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul me 8 muaj qëndrim pas hekurave.


Në fund GJKKO vendosi pezullimin e dënimit të saj me burg dhe vënien e saj në 16 muaj shërbim prove. Po ashtu iu është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj u dënuam me nga 9 muaj burgim secili, por përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul në 6 muaj burg.

VENDIMET:

Deborah Keçi- Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.

8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.

5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike

Teuta Guri- Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik

Renaldo Gjerasi- 9 muaj

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Jetjon Meraj – 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH