Aktualitet

Djegia e azilit në Tiranë, policia jep DETAJE: Përfundojnë në spital 4 të moshuar

Shkruar nga Liberale

Djegia e azilit në Tiranë, policia jep DETAJE: Përfundojnë

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu azil në Tiranë. Shërbimet e policisë pas njoftimi se në një azil në rrugën “Ali Visha” kishte rënë zjarr, kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë të moshuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH