Eurodeputeti Fredi Beleri mësohet se ka takuar kryepeshkopin ortodoks Anastas Janullatos. Bëhet me dije se Beleri e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë për minoritetin grek, sipas tij ndërsa ka marrë dhuratë nga Jnaullatos ikonën e Shen Mërisë.
“Janullatos më dhuroi ikonën e Shën Mërisë. E falënderova për gjithçka që bën për minoritetet. I premtova që nuk do të përkulem, e mbajta fjalën”, tha Beleri..
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit më 2 shtator.