Aktualitet

Arrrestohet në Dubai i shumëkërkuari, Durim Bami

Shkruar nga Liberale

Arrrestohet në Dubai i shumëkërkuari, Durim Bami

Arrestohet nga autoritetet në Dubai Durim Bami, i cili është në kërkim nga SPAK për operacionin ‘Revanshi’. 

Ai do të ekstradohet së shpejti drejt vendit tonë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurise “Arrest me burg”, për Bamin.

Durim Bami akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.

"Sot ne date 12.06.2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Durim Bami datelindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”, per kete shtetas per veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”,

“Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal. Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone.", thuhet në njoftim. 

Kush është Durim Bami, i njohur si i ‘forti i Niklës’?

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Bamit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

Në 3 Mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më  4 Korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Në vitin 2023 dy vëllezërit, Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka u liruan nga policia, pasi u morën në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektivit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH