Policia shpall në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka masakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili gjendet në gjendje të vështirë për jetën në spital.
"Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”", njofton policia.
Njoftim i policisë:
Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
35 vjeçari, dyshohet se ne bashkepunim me persona te tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta nje shtetas, i cili po merr ndihmen mjekesore. /Gazeta Liberale