Aktualitet

Rama uron presidentin e ri, në Malin e Zi: Me vendin fqinj na lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja

Shkruar nga Liberale
Rama uron presidentin e ri, në Malin e Zi: Me vendin fqinj na lidh e

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të zgjedhur në Malin e Zi, Jakov Milatoviç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se me Malin e Zi, Shqipërinë e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama në Twitter.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH