Aktualitet

Rama: Sulmi në Kosovë nga serbët, Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal, por shpalli ditë zie! BE ta dënojë

Shkruar nga Liberale
Rama: Sulmi në Kosovë nga serbët, Serbia nuk u distancua nga

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka kërkuar sërish që BE të dënojë shpalljen e zisë nga Serbia për vrasësit e policit në Kosovë. Sipas kryeministrit Rama, sulmi në Kosovë nisi nga serbët dhe Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal.

‘Kam dalë për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës.

E dëgjuam me shumë vëmendje edhe prononcimin e djeshëm të zëdhënësit të Brukselit i cili tha se nuk mund të ketë një deklaratë tjetër pa pritur rezultatet e hetimit si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës.

Serbia duhet të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. U provokua nga grupi kriminal serb dhe jo nga policia e Kosovës.

Serbia zgjodhi nderimin nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja. Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë diçka të tillë.

Nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e një pale të sulmuar. Ata që e provokuan ngjarjen ishin serbë. Forcat e Kosovës shkuan që mos të përshkallëzohej situata.

Duke e dimë nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Ajo që në kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi që është i mirëseardhur, por hetimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal. Dënimi i aktit absurd të ndermit kombëtar të disa kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake.’- tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH