Aktualitet

Rama: Situatën e naftëtarëve e krijoi Saliu me Metën

Shkruar nga Liberale
Rama: Situatën e naftëtarëve e krijoi Saliu me Metën

Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka bërë të ditur se pasditen e sotme do të takohet me naftëtarët dhe do të mbyllë me ta marrëveshjen për dhënien e fondit.

Gjithashtu, Rama ka shigjetur Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas tij, ishin ata që e krijuan situatën e naftëtarëve.

"I përmend naftëtarët sepse pas këtij takimi do ta takojmë ata për të mbyllur marrëveshjen me ta dhe për t’u dhënë atyre të që kemi detyrim t’ia japim. Naftëtarët s’janë në një situatë që e krijuam ne, por prej kompanisë dhe kompaninë e krijoi Saliu me Ilir Metën. Atë privatizim kriminal e ka bërë Saliu, jo ne.

Naftëtarëve u them se kemi arritur që t’ua zgjidhim situatën e tyre përfundimisht.

Por të përfytyrojnë që mos ishim ne, por Luli me Monikën dhe Saliun dhe Ilirin nga mbrapa se sa shanse do kishin ata që të kishin mbështetjen e një qeverie që do punojë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Zero shans! Nuk luhet fare me diskutimin që këtu janë të gjithë njësoj", tha Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH