Aktualitet

Rama: Disa kryebashkiakë do të kallëzohen në SPAK, kanë trupëruar PS-në

Shkruar nga Liberale
Rama: Disa kryebashkiakë do të kallëzohen në SPAK, kanë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Njësia Antikorrupsion e qeverisë do të kallëzojë në SPAK kryetarë bashkie të Partisë Socialiste.

Sipas tij, këta kryebashkiakë duhet të ishin vënë më parë para drejtësisë, pasi “kanë turpëruar Partinë Socialiste”.

“I them Arben Krajës çfarë kërkon nga unë? Çfarë kallëzimi do nga unë? Pse duhet të vijnë kallëzime nga partitë politike? Aq më tepër nga një parti politike në pushtet.

Kallëzimet shkojnë nga Njësia Antikorrupsion dhe do shkojnë të tjera dhe shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga Njësia Antikorrupsion dhe do ta shikoni, do të keni kallëzime atje në SPAK për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste, që kanë turpëruar PS dhe që duhet t’i kishte kapur në përpara drejtësia.

Por ne bëjmë punën tonë, Njësia Antikorrupsion bën punën e vetë, Njësia Antikorrupsion nuk bën punën e SPAK. Po pse duhet të bëj unë kallëzim? Nuk na shkon, nuk ka sens”, bëri të ditur Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH