Aktualitet

Publikohen pamjet/ Me kamuflazh dhe të armatosur me kallashnikov, 3 të vrarë dhe një i arrestuar nga banda që terrorizoi veriun e Kosovës

Shkruar nga Liberale
Publikohen pamjet/ Me kamuflazh dhe të armatosur me kallashnikov, 3 të

Policia e Kosovës konfirmoi se ka shkuar në 3 numri i të vrarëve në veri të Kosovës, nga radhët e grupit terrorist, ndërkohë që është arrestuar njëri prej tyre.

Sakaq, publikohen fotot e pjesëtarit të dytë të grupit të armatosur që mbeti i vrarë pas terrorit në veriun e Kosovës ku mbeti i vrarë fillimisht një polic i Kosovës.

Ai shihet i shtrirë në tokë ndërsa ka marrë një plumb në kokë.

Viktima shihet i veshur me kamuflazh ndërkohë që anash tij shihet edhe kallashanikovi.

Një polic është vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës, sulm që është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, madje kryeministri Kurti ka publikuar fotografi të këtyre grupeve të cilat sipas tij po kërkojnë luftë.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Raundi i fundit i dialogut të nivelit të lartë, i mbajtur më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH