Aktualitet

Po korrte barin me makineri, humb jetën shqiptari në Itali (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Po korrte barin me makineri, humb jetën shqiptari në Itali (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Itali, ku raportohet se ka ndërruar jetë një 66-vjeçar shqiptar.

Sipas medieve italiane mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi Rrok Gjoni 66 vjeç. Ai ishte duke punuar, ku në rrethana ende të të paqartë e ka zënë makineria që korr barin, duke i marrë jetën në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit, ndërkohë mjekët në spital konfirmuan vdekjen e tij.

66- vjeçari nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por i vetëpunësuar.Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çoi në vdekjen e shqiptarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH